Matthew McConaughey të lexon përrallën e natës së mirë, me një aplikacion

Një ndër pikat e forta të Matthew McConaughey është zëri. I ngrohtë, joshës dhe me theks të ëmbël e qetësues. Nuk është rastësi që aktori është angazhuar për të dubluar personazhe në filma të animuar.

Pikërisht prej zërit melodioz, McConaughey është bërë pjesë e një aplikacioni, “Calm”, i specializuar për të ofruar prodhime audio që ndihmojnë për t’u qetësuar, përqendruar, medituar, madje dhe për të fjetur mirë.

“Calm” e kontaktoi McConaughey për të lexuar “Sleep Story”, ekuivalenti dixhital i atyre që vite më parë në shumë vende të botës quheshin “historitë e natës së mirë”, ato që u lexoheshin me qetësi dhe zë të ngrohtë fëmijëve për t’i vënë në gjumë.

Historia e lexuar nga aktori, shkruar nga Chris Advasun, titullohet “Wonder” dhe flet për një gjysh, i cili i tregon mbesës për magjinë e jetës dhe të të gjithë universit.

Share With:
Translate »
550 Views