Maya ka rilindur pas lindjes së djalit: Është mrekullia pas dëmeve shpirtërore!

Këngëtarja e njohur Maja Aliçkaj, ishte një nga të ftuarat e Bieta Sulos në “Ftesë në Pesë”, për të folur rreth koncertit “Të gjitha rrugët të çojnë në Tiranë”, ku ajo dhe shumë këngëtarë të tjerë të muzikës shqiptare do të marrin pjesë.

Maja u shpreh shumë e lumtur që tashmë është pjesë e koncerteve dhe performancave live, pasi 3-4 muajt e parë pas lindjes së djalit ka qenë tërësisht e përkushtuar vetëm ndaj tij.

Ajo tregoi se kujdeset vetë për të birin, të cilin e konsideroi si mrekullinë që i ka ndryshuar rrënjësisht jetën.

“Ardhja e tij në jetë më ka mrekulluar mua dhe gjithë familjen time. Ai erdhi pas disa halleve dhe dëmeve të mëdha shpirtërore që patëm ne, në një moshë timen që nuk është e thjeshtë për të bërë fëmijë. Është tamam një mrekulli, kaq mund të them”, përfundoi këngëtarja.

Share With:
Translate »
553 Views