Maya zbulon pamjen e djalit, ja si duket ai 11-muajsh

1 vit më parë, këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Maya u bë nënë për herë të parë me një djalë të quajtur Jonas.

Ndërsa pasditen e sotme në ‘Ftesë ne 5’ me Bieta Sulon, këngëtarja zbuloi ndër të tjera se çfarë i është dashur të bëjë gjatë kësaj kohe ku ka qenë e ngarkuar me koncertet jashtë Shqipërisë, por dhe me rritjen e të voglit.

E pyetur se kujt i ngjan më shumë, Maya pohoi se Jonas është një kopje e saj, sepse sytë i kishte të shkruar. Për herë të parë ekskluzivisht artistja e dashur zbuloi dhe disa pamje të të voglit, i cili shfaqej i mbështetur në krahët e mamit.

Aliçkaj shtoi se shumë herë i është dashur të udhëtojë nëpër koncerte së bashku me djalin, ndonëse ai ishte shumë i vogël. Megjithatë kjo situatë e sikletshme duket se ka arritur të zgjidhet tashmë sepse Maya i ka siguruar Jonasit një kujdestare, e cila është në ndihmë dhe të artistes.

 

Share With:
Translate »
527 Views