Mbani lotët dhe shihni si betohet kjo vogëlushe me kancer

Një shef policie në Teksas u mbush në lot teksa përpara tij betohej si oficere nderi një vajzë vetëm 6 vjeçe.
Ajo vuan nga një kancer i pashërueshëm dhe dëshira e saj ishte të bëhet një oficere policie pasi vetëm në këtë mënyrë mund të luftonte të keqen brenda vetes.
Betimi i saj është shpërndarë në formën e një videoje në rrjetet sociale ku emocionet janë vërtet të mëdha. Shefi i ka kërkuar Abigail të betohet si njw oficere e vërtetë dhe ajo e bindur i është përgjigjur me PO.
Prindërit e saj tregojnë se Abigail ishte diagnostikuar me kancer dhe doktorët e saj nuk po gjenin kurën e përshtatshme për ta luftuar atë.
Në këtë mënyrë, ajo kishte takuar Shefin e Policisë Ray Garivey në dhjetor të këtij viti dhe i kishte kërkuar ti bënte ëndrrën e saj realitet.
Shefi tregon: Ajo erdhi tek un dhe më tha: ‘ dua të behem një oficere policie”, un ktheva kokën nga babai i saj dhe i thash : ‘Ndoshta ajo nuk do ma kishte thënë kurrë këtë gjë” dhe ai më tha: ‘Ne do ta realizojmë këtë dëshirë të sajën’.
Në 7 Shkurt Abigail u ftua nga Freeport , Stacioni i Policisë, për tu bërë një oficere nderi.
Ajo u shpreh se me këtë punë të re do mposhte sëmundjen, këtë gjë të keqe brenda vetes.
‘Dua që ta zhduk këtë kancer për 5 sekond’a -tha Abigail.
Asaj ju siguruan të gjitha mjetet e punës si të ishte një oficere policie e vërtetë, dhe kjo gjë e bëri atë më të fortë.
Prindërit e saj u shprehën se shpëtimi nga sëmundja ishte një sfidë e vërtetë por ata se kishin humbur besimin në Zot, por duke qënë se vetëm Abigail e kishte këtë gjë në dorë ata ja kishin besuar këtë iniciativë asaj.
Abigail arriti të fitoj zemrat e të gjithë stafit policor.
Ajo u shpreh se ishte mbushur përbrenda plot me dashuri, madje edhe pse ditët e saj si oficere policie mbaruan ajo mbajti premtimin e shefit të saj Garivej tek i cili ishte betuar.
Ajo sot ende po lufton me kancerin. /Kids’Time/

6-year-old with incurable cancer becomes police officer so she can fight her disease

A police chief in Texas was brought to tears when he swore in a 6-year-old girl as an honorary officer. She has an incurable cancer, and wants to become a cop so she can fight the "bad guys in her body" ? https://cbsn.ws/2DZCs9P

Posted by CBS News on Friday, February 8, 2019

Share With:
Translate »
754 Views