Mbesa 10-vjeçare vë para përgjegjësisë dajën: “Mbaj premtimet”

Jusra ka gjetur momentin më të mirë për të marrë disa premtime publike nga daja, pikërisht në 30-vjetorin e lindjes së tij. Ajo është 10 vjeçe dhe deri përpara tre muash ka qenë epiqendra e vëmendjes së gjithë familjes së saj por mbi të gjitha e dajë Denisit. Me ardhjen në jetë të Najës, motrës së vogël, Jusrës i duket se ka rënë nga “froni” i mbretëreshës. Tashmë të gjithë e kanë mendjen tek bebja dhe kjo nuk i ka pëlqyer Jusrës e cila ka nxituar për të fituar terrenin e saj. Duke shfrytëzuar rastin për t’i uruar ditëlindjen, mbesa ka menduar që të hartojë dhe një “listë” me ankesa e kërkesa për dajën. Tek “Ka një mesazh për ty” në televizionin Klan ajo i ka kërkuar Denisit që t’u rikthehen shëtitjeve, fotove selfie, garave e deri tek premtimi për t’i mësuar biçikletën të cilin daja mesa duket e ka harruar. Natyrisht që ai i ka premtuar se do rikthehet sërish vëmendja tek Jusra megjithse e balancuar mes asaj e motrës së vogël. E si për t’a ëmbëlësuar pas këtij “thumbimi”, Denisit i ishte rezervuar dhe një surprizë nga stafi i pastiçerisë ku punon të cilët kanë mbërritur në studio për ta uruar personalisht për 30-vjetorin e lindjes së tij.

Share With:



85 Views