Mbesa e vogël-gjyshit: Mos abuzo me gjyshen

Gjyshërit me nipërit e mbesat janë si “bletët me mjaltin”. Japin shumë ëmbëlsi, por ndonjëherë njëra palë edhe mund të “pickojë”. Luvja e do shumë gjyshin e saj, por ka një kritikë për kushërirën, e cila nuk bën të njëjtën gjë, sepse ajo është e lidhur me gjyshen. Për këtë arsye Luvja ka thërritur në studion e “Ka një mesazh për ty”, pikërisht kushërirën e saj të vogël.

“Kam ardhur sepse kam një konflikt interesi me dikë dhe arsyeja është gjyshi. Duke qenë se unë kam qenë mbesa e parë edhe gjyshi gjithmonë ka qenë shumë i dhënë pas meje, gjithmonë për gjithçka, përdor kryefjalën Luvja. Gjithashtu edhe unë e kam pikë të dobët dhe një nga arsyet që e kam edhe më shumë pikë të dobët është sepse nuk është shumë mirë nga ana fizike”.

Por cili është konflikti i interesit?

“Kushërira ime e vogël (vajza e tezes), 10-vjeçe, Orkida, nuk e ka puthur asnjëherë gjyshin dhe gjithmonë del kundër tij, sepse mendon se ai abuzon me gjyshen. Mund ta puthë kur e imponon dikush. Nuk mund të ndodhë asnjëherë që ajo të shkojë dhe ta puthë gjyshin dhe t’i thotë sa shumë e do. Gjyshi, duke qenë se ka probleme i kërkon gjyshes ujë, apo ta ndihmojë të ngrihet të ecë dhe sipas Orkidës ky është abuzim, sepse duhet t’i bëjë gjërat vetë”.

Luvja tregon se gjyshi nuk do që bashkëshortja t’i largohet në asnjë moment. Ata janë njohur me dashuri, por për një periudhë kanë jetuar larg njëri-tjetrit, pasi ai jetonte në emigrim. Luvja tregon gjithashtu se historia e tyre e dashurisë është si nëpër filma. Ata u arratisën sëbashku.

“Gjyshi me nënën janë njohur jo rastësisht mund të themi, sepse një ditë kur gjyshi kishte shkuar tek motra e tij, atë ditë takon gjyshen pasi kishte shkuar në dyqan. Por gjyshja nuk shkoi vetë, atë ditë motra e gjyshit i kërkoi asaj të shkonte në dyqan. Dhe kur hyri atje, pati një dashuri me shikim të parë, në atë çast mes tyre pati shkëndija”.

Luvja sot në studion e “Ka një mesazh për ty” ka thërritur pikërisht kushërirën e saj 10-vjeçare, e cila e pranoi ftesën me shumë kënaqësi.

“Kidushe e di që u habite që më pe këtu, por kam ardhur sepse dua të të them disa gjëra. Janë gjëra që zihemi sa herë që ne takohemi, për shembull ndoshta do bëje mirë të paktën ta puthje njëherë gjyshin dhe të silleshe pak më mirë me të. Por edhe diçka tjetër, ti sa herë që të shkruaj detyrat dhe të ndihmoj, me nis mesazhe që të kam xhan edhe pse më ke lënë pak mënjanë. Unë nuk të le asnjëherë mënjane, ti je motra ime”, ishte mesazhi i Luvjas për Orkidën.

“Unë do e le gjyshin të më puthë, por vetëm me dy kushte: Që të mos e lodhë shumë nënën është kushti i parë, kurse tek i dyti dua të më tregojë se kë do më shumë nga mbesat”, u përgjigj Orkida.

Sipas Orkidës, gjyshi e lodh shumë nënën dhe nuk e le të qetësohet, ose e do gjithmonë pas vetes. “Ajo nuk më është ankuar, por e kam parë vetë që lodhet”, tregon e vogla.

Vajzat u përqafuan në studion e “Ka një mesazh për ty”, por Ardit Gjebrea u tha se kishte edhe një surprizë për to. Zoti Ylli, gjyshi i vajzave sëbashku me bashkëshorten e tij erdhën në studio.

Orkida i kërkoi gjyshit të saj që të tregonte të vërtetën se kë donte më shumë.

“Prandaj më keni thërritur ju mua këtu? Po kë gisht të pres edhe nuk të dhemb? Kam 7 nipër e 7 mbesa dhe ju kam të gjithëve njësoj”, tha Zoti YlliOrkida në fund e përqafoi gjyshin e saj, ndonëse nuk mori përgjigjen që kërkonte.

Share With:



169 Views