Mbesa surprizon gjyshen, i realizon dasmën që aq shumë kishte ëndërruar

Një mbesë në Kinë ka surprizuar gjyshen e saj të moshuar me një dhuratë që ajo e kishte ëndërruar gjithë jetën: të bëhej nuse. Wang Na, një grua 40-vjeçare nga Nanjing, rregulloi gjyshen e saj 96-vjeçare, e veshi me një fustan martesor, para se të vishej si gjyshi i saj i ndjerë, për të realizuar setin e fotove.

Gjyshja e Wang nuk kishte veshur asnjëherë një fustan nusërie dhe nuk kishte asnjë foto martesore, dhe zonja Wang e dinte se ky ishte pengu më i madh i jetës së saj.

“Unë nuk mund ta zëvendësoj gjyshin tim, por në këtë mënyrë shpresoj që ajo të ndjejë përsëri shijen e dashurisë”, tha Wang.

Në llogarinë e saj të mediave sociale, Wang, bashkë me fotot shkroi dhe një letër dashurie mjaft emocionuese: “Unë dëshiroj të shoh atë që do të kishit parë kur të vishnit për herë të parë një fustan nusërie. Dua t’ju mbaj dorën për të gjetur dashurinë së bashku. Unë dua t’ju jap të gjitha vendet e prekshme në zemrën time. Dëshiroj të kap gjithë bukurinë tënde me foto”.

Wang, e cila punon në një kompani të teknologjisë lokale, tha se gjyshja e takoi gjyshin e saj në moshën 16 vjeçare.

          

Share With:
Translate »
653 Views