“Mbeti shtatzënë 39 vjeçe dhe nuk e kuptoi derisa foshnja erdhi në jetë”

Një grua 39-vjeçare që kishte simptoma shtatzanie në fillimet e menopauzës kuptoi se ishte në pritje të një fëmije kur shkoi për të punuar në shtëpinë e nënës.

Annie Evans, një kuzhiniere nga Tolladini kishte humbur shpresat për tu bërë nënë pasi kishte përdorur për vite me rradhë masat parandaluese kontraceptiv.

Por duket se nuk ka funksionuar sic duhet me të. Ajo kuptoi se ishte shtatzënë kur u zgjua me dhimbje të forta në stomak, gjë që tregonin se ishte në prag të lindjes.

E tronditur ka telefonuar ambulancën, ndërkohë që po përpiqej për të lindur fëmijën. Me ndërhyrjen e tyre erdhi në jetë Lionel, që peshon 2.77kg.

Gjatë një interviste ajo tha: “Nuk e mendoja kurrë që kisha mundësi për tu bërë me fëmijë. Edhe pse nuk e besoj cfarë ndodhi, nuk do ta ndërroja me gjithë botën. pasi kam përdorur kontraceptivë për 10 vite, doktorët më kanë thënë se nuk kisha shpresa për tu bërë nënë dhe nuk e gjeta kurrë dashurinë e jetës. Thjesht i kisha thënë vetes se kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë.”

Kur Annie mbeti shtatzënë, përmasat e trupit të saj thuajse nuk ndryshuan aspak, prandaj nuk e vuri re që ishte në pritje të një fëmije. Tani po shijon jetën si nënë, për të cilën Lionel është gjithcka.

Share With:



400 Views