Mbrëmja e djeshme e “DWTS” ishte plot emocione për Landin. Vajza e Dr. Florit i bëri këtë surprizë

Mbrëmjen e djeshme është trasmetuar si çdo të premte në Vizion Plus spektakli i vallëzimit “Dancing With The Stars”.Produksioni kishte zhvilluar një surprizë të veçantë për njërin nga konkurrentët. Landi Hysi po bëhej gati për të nisur performancën  e tij me Lorin në një vals të përgatitur gjatë javës por në skenë u shfaq Kaltrina, vajza e Dr. Florit e cila kishte ardhur në program për të surprizuar Landin.

Almeda u shpreh se prej ditësh Kaltrina kishte mësuar hapat e valsit të cilin Landi do të kërcente sot, jo me Lorin por me të. Të dy performuan një vals i cili emocionoi të gjithë të pranishmit, sidomos Landin.

Këngëtari u shpreh se po i dridheshin gjunjët dhe se ishte me të vërtetë një surprizë për të. Pas ndarjes nga jeta të Dr Lorit, Landi është një nga personat që i qëndron shumë pranë familjes së mikut të tij, sidomos Kaltrinës.

Share With:



1103 Views