Mbrëmjet “pa Albanin” të Bieta Sulos

Puna në televizion është ndër punët që të vë përballë një përgjegjësie shumë të madhe, karrierën apo familjen.

Megjithatë, duhet pak më shumë sforco dhe të dyja bëhen shumë mirë. Shembull konkret është edhe Bieta Sulo me Alban Dudushin. Ata janë prindër të një djali pa harruar edhe vajzën Xhoel nga martesa e parë e Albanit, që është rritur tashmë.

Ata jo çdo mbrëmje janë të destinuar për ta kaluar bashkë për shkak të punës së Albanit ndërkohë që Bieta kufizon pasditen e saj me programin e përditshëm. Por ata janë gjithmonë bashkë sidomos kur në ekran është Albani. Një prej këtyre momenteve Bieta e ka fiksuar në fotografi dhe e ka ndarë me ndjekësit në Instagram ku shkruan:
“E c’mund te shtoj, do te prishja magjine… i vogli sheh bababushin ne televizor, ndersa une, njerin e degjoj, tjetri me qeteson nga gjithe ngarkesa e dites ?”

Sa mirë që edhe Bieta punon në televizion, ka mundësi ta mirëkuptojë Albanin 100% për mbrëmjet që e lë “vetëm”. /Kids’ Time

 

 

Share With:
Translate »
711 Views