Mbretëresha e re e muzikës? Nëna e Beyonce-s konfirmon se Blue Ivy ka trashëguar talentin e së ëmës

Blue Ivy Carter, është vetëm gjashtë vjeç, ama ka shumë eksperiencë në lidhje me muzikën, pasi ka udhëtuar me prindërit e saj Beyonce dhe Jaz-Z cep më cep të botës, kur ishte ende foshnjë. Gjyshja e saj Tina Lawson për “Us weekly” është  shprehur se vogëlushja është shumë e talentuar, mirëpo ende nuk e di nëse ka dëshirë të bëjë një karrierë në muzikë.

“Si mund të mos këndosh kur je pjesë e kësaj familje? Blue po merr leksione kërcimi por nuk ka vendosur ende nëse do të bëhet Bey e ardhshme” – tha Lawson.

Ndër të tjera, Blue Ivy ka nisur të këndojë që kur ishte foshnjë.

“Çfarëdo lloj gjëje që të zgjedhë, ajo do të shkëlqejë sepse i përkushtohet me shpirt.” – tha nëna e Beyonce-s.

Ajo ka genet e mbretëreshës Bey dhe nuk mund të ndodhte ndryshe.

 

Share With:



30 Views