Mbretëresha thyen protokollin për mamanë e Meghan Markle

Dukesha e Sussex, do të ketë Krishtlindje shumë më të lumtura këtë vit në sajë të Mbretëreshës! Dhe arsyeja e vetme, nuk është pritja e ëmbël. Sipas Daily Mail, Mbretëresha Elizabeth II ka ftuar personalisht nënën e Meghan, Doria Ragland, që të bashkohet me familjen mbretërore për festimet e tyre tradicionale të Krishtlindjeve.

Sipas një burimi, ftesa është një shenjë e respektit të Mbretëreshës për Meghanin, e cila pret të bëhet nënë për herë të parë në pranverën e vitit të ardhshëm. Diçka e tillë mund të duket normale, kur bëhet fjalë për pushime shkruan britanikja Daily Mail, ndërsa ftesa direkte për Doria-n për të festuar Krishtlindjet me familjen mbretërore është një shkelje me të dyja këmbët e protokollit, pasi familja mbretërore nuk lejon persona të tjerë jashtë familjes që t’i bashkohen këtyre festimeve të veçanta.  Megjithëse prindërit e Kate kanë marrë pjesë në disa Krishtlindje me familjen mbretërore më parë, ata kurrë nuk kanë qëndruar në Sandringham. Në vend të kësaj, ata zakonisht qëndrojnë në sallën afër Anmer.

Sa i takon festimeve të përvitshme në familjen mbretërore, gjatë sezonit të festave, rituali nis kështu: fillimisht familja shpërndan disa dhurata, në nder të personaliteteve të përzgjedhura nga ata. Më pas, ata shkojnë për një lojë të shpejtë argëtuese, më pas shijojnë një darkë elegante me një menu të përzgjedhur, me mish fazani ose gjahu, perime dimri të pjekura, etj, zbulon Darren McGrady, kuzhinieri prej një dekade i familjes mbretërore.

Sigurisht, që për Meghan Markle këto do të jenë Krishtlindjet më të paharrueshme!

Share With:
Translate »
657 Views