Mbytet skafi me refugjatë, humb jetën 9-vjeçarja

Një vogëlushe 9 vjeçe ka humbur jetën orët e para të së enjtes, pas mbytjes së një skafi me refugjatë në ujërat greke.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në veriperëndim të ishullit Kastelorizos, kur skafi u përmbys për shkak të kushteve të këqija të motit.
Një skaf i agjencisë europiane Frontex arriti të shpëtonte pesë persona, mes të cilëbe edhe vajzën e vogël, e cila paraqiti probleme shëndetësore. Ajo u dërgua urgjentisht në qendrën shëndetësore të ishullit, por me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk mundi të mbahej në jetë.
Në orët e para të mëngjesit u njoftua se një skaf i policisë bregdetare greke gjeti 20 të mbijetuar.
Nuk dihet ende se sa persona ndosheshin në bordin e skafit, që ishte nisur nga brigjet e Turqisë.
Ekipet e shpëtimit, të ndihmuara edhe nga një helikopter po vazhdojnë kërkimet në zonë, ku vlerësohet se mund të ketë dhe të mbijetuar të tjerë, të cilët për momentin konsiderohen të zhdukur.

Share With:
Translate »
807 Views