Me bikini në plazh, Fatma Methasani rrëmben vëmendjen e të gjithëve me barkun e rrumbullakosur

Moderatorja e ëmbël e ekranit, Fatma Methasani është në muajin e gjashtë të pritjes së ëmbël.

Ajo dhe partneri i saj Alfio Rrotani do të bëhen prindër për herë të parë të një djali.

Lajmin e bukur Fatma vendosi ta zbulojë në muajin shtator, nëpërmjet një fotoje ku shfaqej me Alfion dhe në dorë mbante foton e ekografisë.

Që pas bërjes publike të lajmit, moderatorja ndan shpesh foto nga pritja e ëmbël dhe së fundmi ka zbuluar edhe si dukej në muajin e tretë të pritjes së ëmbël.

Fatma ka publikuar në Instastory një foto ku shfaqet me bikini dhe në sy bie barku i saj, i cili sapo kishte nisur të fryhej.

“Mami Fatma 3-muajshe. Një rikthim i ëmbël”, shkruan moderatorja mbi foto.

Fëmija i Fatmës dhe i Alfio pritet të vijë në jetë në muajin shkurt dhe gjatë një interviste për emisionin “Lart e poshtë” ajo zbuloi se ende nuk kanë vendosur për emrin.

Ajo u shpreh se mes çiftit kanë nisur zënkat e para, pasi Alfio kërkon emër italian, ndërsa Fatma emër shqiptar.

Share With:
Translate »
613 Views