Më e shtrenjta e Fiori Dardhës: Kur shoh këtë pamje, harroj grindjet me bashkëshortin dhe prapësitë e Abelit

Pavarësisht angazhimeve gjatë ditës, streseve në punë apo situatave të papritura që të sjell përditshmëria, ka gjithnjë një moment në të cilin mund të gjesh paqen e kërkuar; kthimi në shtëpi pranë familjes.

Fiori Dardha si të gjithë e ka të shenjtë familjen, por nëse i kërkohet të përshkruaj momentet më të bukura të saj, e sigurt që përgjigja e saj do të jetë; drekat me djalin dhe bashkëshortin.

Një tavolinë e mbushur plot e përplot me ushqime, e shtruar në mes të gjelbërimit, tre anëtarët e familjes duke bërë gëzuar dhe duke i buzëqeshur njëri-tjetrit…është pikërisht kjo pamja që e bën Fiorin të harroj gjithçka edhe ato momentet kur ajo grindet me bashkëshortin ose mërzitet me të birin.

“Shoh këtë pamje dhe harroj të gjitha herët kur (edhe qëllon) të grindem me “bashkësherrin” , të gjitha herët që ma sjell shpirtin në majë të hundës , të gjitha herët kur bën ndonjë veprim që mua s’më pëlqen… Shoh këtë pamje dhe harroj të gjitha herët kur Abeli bën prapësira, të gjitha herët kur përpiqem ta ushqej (Abelin) dhe ai s’e hap gojën, të gjitha herët kur nuk më bindet… etj, etj!
Është familja!
Më e shtrenjta në botë!
(Sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë e kupton rëndësinë e familjes!) “,- shkruan Fiori bashkangjitur foto ku shfaqen të tre duke drekuar.

Ndonjëherë na duken si të zakonshme këto momente ama janë ndër çastet më të shenjta të një familjeje që të bëjnë të harrosh gjithçka

Share With:
Translate »
492 Views