Me fustanin e dytë të nusërisë princeshë Eugenia theu rregullat e pallatit mbretëror

Fustani i dytë i princeshë Eugenie-s ishte vërtet i mrekullueshëm. Zac Posen kishte dizenjuar për princeshën një fustan ëndrrash. Mirëpo, nëse e krahasojmë fustanin e Princeshës Eugenie me atë të Kate Middleton dhe Meghan Markle ndryshon shumë. Kate Middleton zgjodhi si gjithmonë Alexander McQueen për fustanin e dytë, ndërsa Meghan Stella McCartney. “Problemi” në fakt nuk qëndron tek modeli, por tek ngjyra.

Princesha Eugenie nuk zgjodhi tradicionalisht ngjyrën e bardhë për fustanin e dytë. Ajo preferoi ngjyrën nude dhe që i shkonte shumë për hirë të së vërtetës. Edhe pse princesha dukej shumë bukur, ajo theu rregullat e pallatit mbretëror. Sipas traditës, nusja duhet të veshë fustane të bardhë, por mesa duket Eugenie së bashku me Zac kanë menduar diçka më të veçantë, edhe pse kanë thyer paksa rregullat.

Share With:
Translate »
860 Views