“Më ka rritur e vetme, s’mund ta mendoj jetën pa të”

Fjolla Morina së fundmi ka pranuar se nëna e saj, më të cilën edhe jeton në një shtëpi, është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë. Kjo e ka bërë këngëtaren edhe më të ndjeshme.

E ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Fjolla nuk i mbajti dot lotët teksa fliste për nënën e saj, Serveten. Ajo tregoi se është shumë e lidhur me të pasi babai i saj është ndarë nga jeta kur këngëtarja ishte në moshën 12 vjeçare.

“Mamaja ime është gjithçka për mua. Kam përjetuar një periudhë të keqe tani që ajo ka qenë sëmurë. Shpresoj që të bëhet mirë. S’mundem ta mendoj jetën pa mamin. Ajo më ka rritur e vetme, babai im ka vdekur shumë i ri dhe ajo ka qenë edhe baba edhe nënë për mua. Unë jam shumë e lidhur me mamin dhe jam tip shumë i ndjeshëm. E çmoj shumë familjen dhe sidomos mamin, sepse jam nënë vetë. Por mami është duke u bërë mirë. I kam përballuar të gjitha vetë dhe prandaj ndihem kështu. Do Zoti të bëhet mirë”, tha këngëtarja.

Ndërkohë nëna e saj përmes një videomesazhi falenderoi të bijën për çdo gjë që ka bërë për të.

“Fjolla të përshëndes shumë. Unë e di që ti mendon shumë dhe që je në gjendje të bësh ç’mos për mua. Unë jam falenderuese për çdo gjë që ke bërë ti për mua. Fjolla të dua. Të uroj jetë të gjatë, lumturi dhe suksese”, tha nëna e këngëtares.

Share With:
Translate »
729 Views