Me kancer të pashërueshëm, nëna planifikon dhurata për të bijën derisa të mbushë 21 vjeç

Kur mori vesh se kanceri që ka është i pashërueshëm, Julia Domigan bëri një plan të detajuar për dhuratat që e bija do merrte çdo ditëlindje. Nëna nga Canberra, Australi foli me disa argjendarë dhe porositi 26 byzylykë që do t’i jepen në raste të ndryshme vajzës.

35-vjeçarja mori vesh që kishte kancer gjiri kur ishte 18-javëshe shtatëzënë dhe iu nënshtrua 6 seancave të kimioterapisë përpara se të lindte në javën e 35-të.

Për çdo ditëlindje derisa vajza të mbushë 21 vjeç, zonja të ndryshme të zgjedhura nga e ema, do t’i dhurojnë Aurorës nga një dhuratë speciale të porositur paraprakisht. Dhuratat do të shoqërohen gjithashtu nga shënime të ndryshme të shkruara me dorë nga nëna, në mënyrë që ajo të mos ndihet sikur e ka humbur plotësisht.

Për shembull, nga vjehrra, Julia ka zgjedhur që t’i përcjellë vajzës mirësinë dhe devotshmërinë ndaj familjes. Veç ditëlindjeve, vajza do të ketë gjithashtu dhurata për ditën kur do të diplomohet, dasmën si dhe në rast se vendos që lindë fëmijë.

Share With:



111 Views