“Më mbanin lidhur e më drogonin”, adoleshentja tregon torturat si skllave seksi, takimi me personin që e shpëtoi

Ajo kaloi tre muaj makthi si skllave seksi ku përjetoi momente nga më të vështirat.

16-vjeçarja Crystal Allen u ndihmua të arratisej nga streha ku mbahej peng nga një postier nga Sakramento, i quajtur Ivan Cristotomo.

Adoleshentja e falënderoi publikisht postierin. Momentet e ritakimit mes tyre ishin mjaft emocionuese.

“Ajo që bëri Ivan ishte e mrekullueshme. Shumë njerëz do të kishin vazhduar rrugën dhe nuk do i ishin përgjigjur thirrjeve për ndihmë” dhe tha deputeti David Cuneo për KPIX.

Adoleshentja Crystal aktualisht jeton në një shtëpi ku trajtohen viktimat e abuzimit seksual ndërkohë ende nuk ka pasur asnjë të arrestuar për keqtrajtimin e saj.

Postieri Cristotomo një ditë normale pune pa në rrugë një vajzë që dukej në gjendje të keqe dhe vetëm qante. Ai iu afrua dhe e mori në makinën e postës ku e mbajti të sigurt derisa erdhi policia.

Vajza rrëfeu se për tre muaj me radhë mbahej e lidhur në karrige. Ajo abuzohej seksualisht në format më të rënda ndërkohë gjatë gjithë kohës dhunohej dhe drogohej.

“Lutjeve të mia ata nuk u përgjigjeshin por vijonin torturat”, tha ajo.

Në tetë qershor, skllavja e seksit ishte në makinë me abuzuesit. Ajo doli papritur nga makina dhe u largua me vrap. Pas disa metrash u fsheh pas një peme ku postieri e gjeti duke qarë.

“Kuptova se po përpiqej të arratisej nga diçka e tmerrshme”, tha postieri që e ndihmoi.

 

Share With:
Translate »
750 Views