“Më mërzite me këtë telefon gjithë ditën” katër vjeçarja i fluturon celularin në det të atit (video)

Të tërheqësh vëmendjen e njerëzve , po bëhet gjithmonë e më vështirë ! Kjo sepse të gjithë janë shumë të zënë duke kontrolluar celularin e tyre mbi 30 herë në orë ! Por megjithatë një vajzë e vogël, gjeti një mënyrë origjinale se si t’i tërhqite vëmendjen babait të vet i cili nuk i shkëpuste sytë nga celulari ! Duke lundruar me një yaht në rivierën franceze, reperi rus Timati nuk po i kushtonte asnjë minutë të vetme vogëlushes së tij 4 vjeçare, dhe  e lodhur nga kjo situatë, Alisa i merr celularin të atit nga dora dhe  e fluturon në det. Ky moment është kapur në video dhe kjo e fundit është bërë virale. Megjithatë njerëzit janë ndarë në dy grupe pasi nuk ka vetëm nga ata që e mbështetin vogëlushen. Shumë të tjerë fajësojnë gjithashtu babain për edukatën që i ka dhënë një vajze, që në asnjë rrethane nuk duhet ta bënte atë që bëri. Megjithatë vlen të thuhet se ky është një mësim i mirë për të gjithë prindërit.

Share With:
Translate »
673 Views