Më në fund! Angelina Jolie dhe Brad Pitt arrijnë marrëveshjen e kujdestarisë

Yjet e Hollywood Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë arritur një marrëveshje mbi kujdestarinë e fëmijëve të tyre, sipas një avokati të çështjes.

Çifti u nda në shtator 2016 pas dy vitesh martese, por kishin probleme për shkak të kujdestarisë së fëmijëve.

Ata kanë gjashtë fëmijë së bashku, tre biologjikë dhe tre të adoptuar, të moshës ndërmjet 10 dhe 17 vjeç.

Avokati i Jolie tha se nuk ka informacione sesi është zgjidhur marrëveshja dhe kush do të ketë kujdestarinë parësore të fëmijëve.

Angelina dhe Brad, të njohur si “Brangelina” nga fansat, u njohën gjatë xhirimevetë filmit Mr & Mrs Smith në vitin 2004 dhe ishin në një lidhje për 10 vite përpara se të martoheshin.

Kjo ishte martesa e dytë për Brad, pas asaj me Jennifer Aniston.

Ndërsa për Jolie ishte e treta pas lidhjes me Billy Bob Thornton dhe Jonny Lee Miller.

Pasi aktorja njoftoi ndarjen, ata u përfshinë në një betejë të ashpër për kujdestarinë e fëmijëve.

Marrëveshja do të thotë se çifti nuk do të duhet të shkojë në gjyq, por ata ende nuk kanë arritur një zgjidhje përfundimtare të divorcit.

Share With:
Translate »
612 Views