Më në fund pamë bebin tek barku i Miriam dhe Amelinë që po e përqafon

Në koncertin e tij të fundit recital, të mbajtur në Kosovë, artisti i dashur për publikun, Alban Skënderaj zbuloi se ai dhe partnerja e tij, Miriam Cani ishin në pritje të fëmijës së tyre të dytë.
Ndonëse Miriam ka qenë tepër e rezervuar rreth fotove gjatë këtyre muajve, ditën e sotme ka qenë Albani ai i cili ka zbuluar pamjen më të bukur të familjes. Ai ka ndarë në llogarinë në ‘Instagram’ një foto ku shfaqet Cani me një fustan ngjyrë të bardhë më barkun e rrumbullakosur dhe Amelia e cila ka përqafuar e lumtur mamin e saj.
“3 arsye për të jetuar”, ka shkruar Skënderaj në foton e publikuar e cila ka marrë menjëherë shumë pëlqime dhe komente pozitive nga ndjekësit. Pas këtij momenti fansat e dyshes janë bërë kureshtarë për gjininë e bebit, megjithatë këtë pritet ta zbulojnë vetë ata në muajt në vazhdim.

View this post on Instagram

Ameli, Miriam dhe bebi ❤️

A post shared by Kids' time (@kidstime.al) on

 

Share With:
Translate »
559 Views