Më në fund Zaimina reagon për shtatzaninë e saj

Zaimina Vasjari është një nga këngëtaret më të pëlqyera në tregun muzikor shqiptar. Prej disa kohësh në rrjetet sociale ka qarkulluar lajmi se këngëtarja e njohur është shtatëzënë. Deri më tani këngëtarja nuk kishte pohuar apo mohuar diçka të tillë. Megjithatë nëpërmjet një postimi në Instagram gjatë ditës së sotme, pranoi për herë të parë se është shtatëzënë. Foton e publikuar ajo e shoqëron me një mbishkrim: “Pothuajse 6 muajshe”. Zaimina ka marrë urime të shumta në fotografinë e publikuar, nga të njohur e të panjohur.

Share With:
Translate »
1516 Views