Me nipin në krahë, Jozefina Topalli publikon foton e ëmbël pasi u bë gjyshe për herë të parë

Jozefina Topalli ka publikuar foton e parë me nipin e saj!

Ajo shfaqet në shtëpi, e lumtur dhe e buzëqeshur ndërkohë që mban të voglin në krahë.

Postimin e ka shoqëruar me një zemër, për të shprehur gjithë dashurinë që ndjen për nipin e saj të vetëm.

Ish-kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli, u bë për herë të parë gjyshe më datën 17 të muajit gusht.

Vajza e saj Megi, e cila prej kohësh bashkëjetonte me partnerin e saj shkodran, Angjelin Serreqin, solli në jetë një djalë.

Kjo është bebja e parë që vjen në familjen Topalli, dhe sigurisht që Jozefina është gjyshja më e lumtur në botë.

Share With:
Translate »
418 Views