Me një protret familjar shumë të ëmbël, Edona Llalloshi uron të bijën për ditëlindje

Edona Llalloshi ka publikuar një foto të rrallë familjare me rastin e ditëlindjes së vajzës së saj Doa. Krahas njëri-tjetrit, më të qeshur dhe të lumtur se kurrë, këngëtarja dhe familja e saj kanë ndarë pak nga momentet e ditëlindjes. “Nëna, babi, dhe Nur të urojnë edhe 100 vite të shëndetshme dhe të lumtura ylli ynë Doa”, shkruan Edona në foton në fjalë. E vogla e saj po rritet dhe tashmë festoi 8-vjetorin e lindjes. Ky postim i këngëtares është një nga të rrallët që ajo ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit, sepse në rrjete sociale Edona është e rezervuar dhe i kushton vëmendje përgjithësisht karrierës.

 

Kujtojmë se Llalloshi është nënë e dy fëmijëve, një djali dhe një vajze, raportin me të cilët e përshkruan si ndjesinë më të bukur të jetës.

Share With:
Translate »
843 Views