Më shumë se 60 foshnje e nëna kanë humbur jetën në maternitet nga pakujdesia e mamive

Më shumë se 60 foshnje dhe nëna mendohet se kanë vdekur ose kanë pësuar dëmtime shkatërruese në një njësi materniteti.

Një hetim filloi janarin e kaluar për rreth 23 incidente të dyshimta në maternitetin e Shrewsbury dhe Telford. Por Daily Mail raporton se numëri pothuasje është trefishuar duke shkuar në 63.

Shumica dërrmuese përfshijnë vdekjen e foshnjave dhe nënave gjatë lindjes. Ndërsa pjesa tjetër përfshin foshnje që vuajnë nga dëmtime të përjetshme.

Disa nëna thonë se ishin nën presion për të kryer lindje natyrale në njësitë e mbikëqyrjes së mamive.

Ato pohojnë se një lindje cezariane ose një palë pinca do të kishte ndaluar që foshnjet e tyre të pësonin dëmtime në tru.

Një numër vdekjesh raportohet se ka ardhur për shkak se mamitë nuk monitoruan normat e zemrës së fetusit siç duhet. Të gjitha rastet ndodhën midis viteve 1998 dhe 2017.

Ekspertët besojnë se ngjaret mund të jenë edhe më të rënda se këto. Bëhet fjalë për spitalin e Morecambe Bay në Cumbria ku 16 foshnja dhe tre nëna vdiqën në 12 vjet.

Shqetësimet u ngritën fillimisht në lidhje me njësinë e amësisë Shrewsbury dhe Telford në vitin 2009 pas vdekjes së Kate Stanton-Davies, vetëm gjashtë orë pas lindjes.

Një raport zbuloi se vdekja e saj ishte e shmangshme dhe kritikoi dy mamitë se injoruan shqetësimet e prindërve.

Që atëherë, dhjetëra prindër të tjerë kanë ngritur shqetësimet se vdekjet e foshnjave të tyre mund të ishin shmangur.

Në prill 2016 Pippa Griffiths në një ditë pas lindjes nga një infeksion i parandalueshëm që nuk u kap nga mamitë.

Jack Burn vdiq nga i njëjti infeksion, grupi streptokok B, në mars 2015, 11 orë pas lindjes së tij.

Sekretari i mëparshëm i shëndetësisë Jeremy Hunt nisi një hetim në janar 2017.

Share With:
Translate »
884 Views