Më shumë se gjysma e prindërve të ri ndihen të vetmuar dhe izoluar

Mbretëritë e Bashkuara janë duke e përjetuar një epidemi të vetmisë.

Pavarësisht se jemi më të lidhur në anën digjitale më shumë se asnjëherë më parë, shumë prej neve ndihemi të vetmuar gjatë një periudhe të konsiderueshme të kohës, transmeton Telegrafi.

Dhe, siç duket, t’u bërit prind vetëm sa i intensifikon ndjenjat e izolimit.

Hulumtimet e reja, të publikuara nga “Coram Family and Childcare”, kanë zbuluar se mbi gjysma (56 për qind) e prindërve me fëmijë nën moshën pesëvjeçare ndihen të vetmuar të paktën gjatë një kohe.

Edhe aspekti financiar luan rol të madh në këtë çështje, ku prindërit me të ardhura më të vogla janë më të prirë të thonë se ndihen më të izoluar nga tjerët sesa prindërit me më shumë të ardhura.

Studimi gjithashtu ka zbuluar se ky problem i prek më shumë femrat sesa meshkujt.

Share With:
Translate »
452 Views