Me të gjitha problmet shëndetësore, aktorja e famshme mendon se ka ardhur koha për t’u bërë nënë

Jennifer Aniston thuhet se po shijon jetën e vetme, por një lajm i ri po pohon se është gati të ketë një fëmijë pas ndarjeve të saj me Brad Pitt dhe Justin Theroux.

Aniston, e cila përfundoi divorcin e saj nga Pitt në vitin 2005, u martua me Therouxin dhjetë vjet më vonë, megjithatë, të dy ata u ndanë në fund të vitit 2017. Edhe pse çifti kurrë nuk pati  fëmijë së bashku, “Life & Style” publikoi një histori që nënkuptonte ajo po bëhet  prind.

Një burim i supozuar thuhet se i tha tabloidit se Aniston, karriera e së cilës po lulëzon dhe se ajo po mendon se është një kohë e mirë për të pasur një fëmijë. Pas divorcit të Aniston nga Pitt dhe ndarjes nga Theroux, aktorja dyshohet se është e përgatitur të bëhet nënë beqare. “Jenn nuk ia ndjen nevojën për të pasur një burrë në jetën e saj për tu ndjerë e plotë”, tha burimi për “Life & Style”.

Ajo ishte e para që thoshte se nuk ishte e gatshme për tu bërë nënë kur ishte e lidhur me Bradin dhe se me Justin thjeshtë nuk funksionoi. Por ajo ka arritur të kuptojë se është më mirë të ketë një fëmijë nga vetja. Pavarësisht asaj që thotë burimi, vetë Aniston nuk ka konfirmuar asnjë lajm se ka në plan për të bërë një fëmijë.

Share With:



144 Views