“Më vdiq fëmija për një serum. Nuk erdhi me dhënë lekët, s’kishim lekë për ta varrosur…”

Seanca e ndërmjetësimit në “Shihemi në gjyq” vendosi përballë njëri-tjetrit dy bashkëshortë. Prej shumë vitesh, zonja Shqipe dhe bashkëshorti i saj, Ali kanë mosmarrëveshje me njëri tjetrin. Shkak është bërë vëllai më i madh i tij. Zoti Ali, së bashku me vëllain e tij Mehmet, në vitin ’95 kishin nisur një biznes të përbashkët. Por sipas pretendimeve të tij, ai nuk arriti që të merrte asnjë të ardhur nga ky biznes. Edhe pse kanë 28 vite martesë, bashkëshortja e kërcënon se do ndahet prej tij nëse nuk i jep vendin që i takon vëllait dhe nuk merr fitimin e punës së bërë.

Eni Çobani: Keni një martesë, sa vite Zoti Ali?

Ali: 28 vjet dhe kemi 2 vajza të mrekullueshme.

Shqipe: Nuk ishte e udhës që të dilnim ballë për ballë këtu, megjithatë isha shumë e detyruar që ta sillja bashkëshortin tim këtu. Sepse kemi një hall, një siklet, një sherr në shtëpinë tonë. U bë 28 vite martesë që ky problem nuk po zgjidhet. Ne për një vëlla të madh të Aliut, që për çdo gjë pyetet në shtëpinë tonë. Na ka sjellë shumë shqetësime dhe na ka bërë që ekonomia dhe harmonia dhe çdo gjë në shtëpinë tonë të shkojë shumë keq. Isha shumë e detyruar ta sillja deri këtu, sepse megjithë mend e ka vëlla, por para shtëpisë, para familjes, para harmonisë nuk vihet vëllai. Mua më vjen keq se edhe ne kemi vëllezër, por aty ku shkelet në kallo nuk durohet dot.

Ali: Përse më ke sjellë këtu? Nuk e di? Pse më ke sjellë këtu? Ne shumë mirë do e zgjidhnim në shtëpi këtë gjë.

Shqipe: Po si nuk e di? Problemi në shtëpinë tonë ka 20 e ca vite që nuk është zgjidhur, ti gjithmonë më ke thënë do ta zgjidh me vëllain, do ta zgjidh me vëllain.

Ali: Se kështu më ka mbajtur me shpresa vëllai.

Shqipe: Ti sa vite ke që punon?

Ali: Do t’i jap sot, do t’i jap nesër.

Shqipe: Mua s’më intereson fare.

Ali: Është vëllai i madh ai, e kam në vend të babait.

Shqipe: Vëllai i madh, edhe unë kam vëlla dhe motër të madhe. Si qenka vëllai i madh? Pse vëllai i madh do pyetet në shtëpinë tonë?

Ali: Kështu më ka mbajtur me shpresa pra, derisa arritëm deri këtu..

Shqipe: Po ke fëmijë, ke shtëpi?

Ali: Po kam fëmijë, kam shtëpi, i kam të gjitha.

Shqipe: Ke bashkëshorte.

Ali: Po kam, jam i detyruar.

Shqipe: Si je i detyruar?

Ali: Çfarë ti bëj vëllait? Ta vras vëllain?

Shqipe: Po jo ta vrasësh vëllain.

Eni Çobani: Çfarë ka ndodhur në fakt zoti Ali?

Ali: Zonja Eni, unë kam filluar me vëllain një tregti në vitin ’91 deri në ’95. Në atë kohë kam patur 300 mijë lekë të vjetra, që i kam patur në arkën e kursimit.

Eni Çobani: Që për kohën kanë qenë goxha.

Ali: Po goxha që mund të blesh dhe një shtëpi, për atë kohë. Edhe ia dhashë vëllait dhe vëllai i ka tërhequr nga ajo. Unë kam edhe mandatin e asaj, që e ka firmosur.

Eni Çobani: Pra këtu filloi të themi një biznes i përbashkët?

Ali: Po, një biznes. Ne e kemi filluar në fillim me paketa cigaresh, pasi mbaroi, kemi filluar me makina qepëse..

Eni Çobani: Pra keni bërë disa lloj tregtish, le të themi.

Ali: Po! Mbasi mbaruam me makinat qepëse, ne filluam me sobat që i merrnim nga Maqedonia. Na kanë sjellë 5-6 maune.

Eni Çobani: Ju ishit pjesë e këtij biznesi apo e ndihmonit vëllain?

Ali: Edhë vëllai im, Mehmeti dhe unë kemi qenë bashkë, të dy tek biznesi. Kemi kaluar deri në vitin ’95. Në vitin ’95, një shoku im e prezanton vëllain tim dhe ai kalon tek magazina.

Eni Çobani: Po Shqipja, i di të tëra detajet e këtij biznesi?

Shqipe: Po e di!

Ali: Po i di Shqipja.

Shqipe: I di që të gjitha, por njeri nuk na ka pyetur. Nuk ka dashur të dijë se ka shtëpi dhe familje. Çdo gjë edhe lekun më të vogël e ka mbajtur Mehmeti. Zotëria, vëllai i zotërisë, se nuk i them dot as bashkëshort, deri sa të zgjidhet.

Ali: Zonja Eni.

Shqipe: Jo Zonja Eni, por mbaj përgjegjësi.

Ali: Mirë pra.

Shqipe: Jo do mbash përgjegjësi.

Ali: Mirë se po flas unë tani. Pusho tani.

Eni Çobani: Ju keni qenë diku të regjistruar me këtë biznes apo ka qenë biznes në të zezë?

Ali: Jo, kemi qenë të regjistruar si biznes ambulant.

Eni Çobani: Kush ka qenë i regjistruar në këtë biznes?

Ali: Vëllai im.

Eni Çobani: Ju më keni paraqitur edhe një deklaratë, e cila është e vetmja letër në fakt, ku ju provoni të themi këtë marrëdhënie që keni patur me zotin Mehmet. Ju keni marrë deklaratë nga disa persona. Këta persona çfarë lidhje kanë me historinë?

Ali: Kemi punuar bashkë tek tregu. Nga viti ’91 deri në ’95 unë kam marrë rrogën nga ushtria dhe vëllai s’më ka dhënë lekë fare, për të ushqyer fëmijët e mi dhe gruan. Kur vëllai iku tek magazina poshtë, u lidh me një italian atje dhe vëllai më tha, ti puno tek tregu aty dhe unë po punoj tek magazina dhe do ngremë një biznes tjetër. Unë kështu e mbajta fjalën e vëllait dhe kaluan vitet, vëllai më spostoi.

Eni Çobani: Tani i thonë 28 vjet, s’janë 28 ditë. Çfarë janë bërë 28 vjet? Më pas çfarë ndodhi? Pra ju sot vazhdoni në këtë biznes, jeni pjesë?

Ali: Jo, jo biznesi nuk është më.

Eni Çobani: Kur jeni ndarë përfundimisht me këtë vëlla?

Ali: Me vëllain s’jemi ndarë asnjëherë.

Eni Çobani: Aa s’jeni ndarë.

Shqipe: Zonja Eni, këta s’janë ndarë asnjëherë. Ai vëlla s’ka dhënë asnjë gjë, as për bukë, as fitimet.

Eni Çobani: Ju kërkoni pjesën tuaj?

Shqipe: Asnjë rrogë, as siguracion, asgjë prej gjëje. Çdo gjë që ndodhte në shtëpi, ai s’ka ardhur asnjëherë të thoshte: O vëlla, a të duhen lekë se ti po mban dhe nënën? A të duhen këto lekë për të jetuar. Më vdiq fëmija, nuk erdhi me dhënë lekët, skishim lekë për ta varrosur. Ja ashtu është vëllai i tij.

Ardit Gjebrea: Ju ka ndodhur fatkeqësi?

Shqipe: Po, edhe prapë nuk erdhi për të dhënë lekët. Më vdiq fëmija brenda ditës. Për një serum më vdiq fëmija.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç?

Shqipe: Ishte një vjeç e ca.

Ardit Gjebrea: Keni patur ndonjë dokument, keni qenë i regjistruar gjëkundi?

Ali: I regjistruar jo, se ishte i regjistruar vetëm vëllai im, Mehmeti. Me mirëbesim se e kisha në vend të babës.

Ardit Gjebrea: Cili ka qenë raporti juaj ligjor, jo vëllazëror?

Ali: Raporti… unë isha i përbashkët me gjithë vëllain.

Shqipe: Dëgjo, dëgjo, ne kemi gjithë këtë debat. Unë nuk të flas, as dua që të jemi më si bashkëshortë vetëm prej kësaj. Ti vazhdon prapë vëllai i madh, vëllai i madh. 30 vjet vëllai i madh?

Ali: Pse me, do ulësh poshtë 28 vjet që kemi qenë bashkë ne?

Shqipe: Jo se do të ul unë poshtë, ti na ke ulur poshtë, bashkëshorten, fëmijët.

Ali: Më mbajti me shpresa vëllai, sot dhe nesër do t’i jap. Vëllai çoi dhe dy gocat në Amerikë për shkollën.

Shqipe: Çfarë shprese? 30 vjet shpresë? Kemi jetuar vetëm me punën time.

Ali: Ka 4 hyrje, ka 2 magazina.

Ardit Gjebrea: Cili është kontributi i zotit Ali?

Ali: Kontributi im ka qenë 300 mijë lekë të vjetra në vitin ’91. Në atë kohë mund të merrje një hyrje pallati.

Ardit Gjebrea: E ke diskutuar ndonjëherë me vëllain këtë?

Ali: E kam diskutuar, do t’i jap sot do t’i jap nesër.

Shqipe: Mashtrime mbas mashtrimi.

Ardit Gjebrea: Për atë kohë që ke punuar aty, ke marrë rrogë?

Ali: Jo, asnjë gjysmë leku.

Ardit Gjebrea: Cili është kontributi i tij në këtë biznes? S’ka bërë asnjë punë ai, gjithë punën vetëm ti e ke bërë?

Ali: Jo, jo bashkë të dy kemi qenë.

Eni Çobani: Aliu thotë unë dua pjesën time, jo të gjithë pjesën, sepse është përjashtuar. Megjithatë zonja Shqipe ka kaluar 28 vjet.

Shqipe: Dhe asgjë.

Eni Çobani: Çfarë ka ndodhur? Jeni takuar me këtë vëlla? Keni folur?

Shqipe: Jemi takuar dhe ai asnjëherë nuk ka pranuar të bashkëbisedojmë.

Ali: I kemi shkuar disa herë tek shtëpia e vet.

Eni Çobani: Pra ai nuk e njeh këtë kontribut të zotit Ali?

Shqipe: Jo nuk e njeh.

Eni Çobani: Kush kanë qenë vitet që ke punuar?

Ali: Nga ’91 deri në ’95.

Eni Çobani: Pra 4 vjet.

Ardit Gjebrea: Mbas ’95 ku keni punuar ju?

Ali: Tek elektriku, tek tregu.

Ardit Gjebrea: Deri në çfarë viti?

Ali: Punova 10 vite.

Ardit Gjebrea: Për llogari të kujt?

Ali: Për llogari timen.

Ardit Gjebrea: Pra pretendimi juaj për vëllain është për sa vite punë?

Ali: Për 4 vite.

Shqipe: Sherret në shtëpi s’kanë mbaruar. Vetë ka punuar, por lekët i ka marrë zoti Mehmet.

Ali: Pusho moj ti, pusho.

Shqipe: Nuk pushoj unë.

Ali: Gjithë të ardhurat që u shitën makinat qepëse, cigaret, makinat elektrike kanë kaluar në magazinë. U shit malli pas ’95 dhe vinte vëllai i merrte lekët.

Eni Çobani: ’95-97 u shitën ato që kishin mbetur nga stoku?

Ali: Po!

Eni Çobani: Dhe ti s’more asnjë gjë?

Ali: Jo!

Eni Çobani: Nga ’91 deri ’97 ke punuar vetëm për Mehmetin, jo për veten?

Ali: Jo për vete, duke ditur që me lekët do bënte investim.

Eni Çobani: Zonja Shqipe ke arritur në pikën që ta lësh zotërinë për lekët e Mehmetit?

Shqipe: Ndoshta ky ka ndonjë gjë. Ndoshta i pëlqen vëllai, nusja e vëllait ose fëmijët e vëllait. Atë nuk e di, atë le ta zgjedhi ai.

Eni Çobani: Jo, se tani jemi pak vonë për t’i bërë këto krahasime se ke 28 vite.

Shqipe: Edhe fëmijët me këtë që ka bërë ky edhe mbiemrin nuk e pranojnë.

Ali: Po prit moj prit, se kemi 28 vjet, si i bie poshtë ato gjëra?

Eni Çobani: Si vajzat kanë vendosur të heqin mbiemrin e zotërisë?

Shqipe: Po kanë vendosur të heqin mbiemrin, se me atë xhaxha dhe me ata njerëz.

Eni Çobani: Çfarë i kërkon ti Aliut?

Shqipe: Unë Aliut i kërkoj të marrë atë që i takon ose të rrijë me vëllain, se ne tani na ka hedhur poshtë apo jo?

Eni Çobani: Ke shpresa më se do të japi ndonjë gjë?

Ali: Ku di unë çfarë të them.

Eni Çobani: Zonja Shqipe me bashkëshortin çfarë do bësh?

Shqipe: Nuk e di!

Ali: Unë do shkoj tek shtëpia e vëllait dhe do ia kërkoj edhe njëherë.

Share With:



82 Views