Mediat sociale po shkatërrojnë shëndetin mendor të adoleshentëve

Më shumë se 1/8 adoleshentë shpenzon të paktën tre orë në ditë në mediat sociale, sipas shifrave të Zyrës për Statistikat Kombëtare.

Ky numër është dyfishuar në katër vjet dhe statistikat tregojnë se vajzat përdorin më shpesh rrjetet si Tëitter, Facebook dhe Instagram në krahasim me meshkujt.

Përveç përdorimit më shpesh të mediave sociale, vajzat janë dhe më të ndikuara nga këto faqet.

Një studim i veçantë nga Zyra e Statistikave Kombëtare zbuloi se vajzat që përdorin mediat sociale për të paktën një orë në ditë në moshën 10vjeçare janë më të lumtur gjatë gjithë viteve të adoleshencës në krahasim me vajzat që shpenzonin më shumë orë, shkruan intv.al

Zyra për Statistikat Kombëtare realizoi dy sondazhe ndryshme në dy periudha 5 vjeçare,2011-2012 dhe 2015-2016 për grupmoshën e fëmijëve 10-15 vjeç.

Të dhënat zbuluan se gjatë kësaj periudhe kohore numri i vajzave adoleshente që shpenzonin më shumë se tre orë në ditë në mediat sociale u rrit nga 8.7 % në 17.4%

Ndërsa tek djemtë koha e shpenzuar në rrjetet sociale ka pësuar një rritje më të ulët në krahasim me vajzat, konkretisht u rrit nga 4.9% në 8.3 %

Ekspertët paralajmërojnë se një orë e shpenzuar në rrjetet sociale mund të jetë shkatërrues për shëndetin mendor të fëmijëve.

Adoleshentet që kalonin më shumë se 1 orë në ditë në rrjetet sociale treguan një mirëqenie me të ulët si dhe probleme emocionale dhe të sjelljes.

Share With:



290 Views