Meghan dhe Harry urojnë Princin Charles për ditëlindje me një foto të re të Archie-t

Princi Charles feston ditëlindjen e 71-të dhe familja mbretërore nuk mund të zgjidhte një mënyrë më të veçantë për ta uruar, sesa me fotot e dy nipërve më të vegjël, Archie-t dhe Princi-t Louis. Meghan Markle dhe Princi Harry zgjodhën një foto të papublikuar të Archie-t si një mënyrë speciale për të uruar gjyshin Charles. Archie shfaqet në foto me Princin Harry dhe Princin Charles.

Vogëlushi u shfaq për herë të fundit në publik muajin e kaluar gjatë turit të Meghan-it dhe Harry-t në Afrikë, ku ai fitoi zemrat e të gjithëve me ëmbëlsinë e tij. Tani Archie është gjashtë muajsh dhe sipas Us Weekly, ai është një fëmijë shumë i shkathët dhe shumë i zgjuar. Për më tepër, adhuron të kalojë kohë me të atin.

Edhe Kate dhe William përdorën një foto të më të voglit të familjes, Princit Louis me princin Charles dhe Kate Middleton, për të plotësuar urimin e ditëlindjes së mbretit të ardhshëm.

Share With:



78 Views