Meghan do lindë si Angelina e Gisele. Ja ç’duhet të dimë për teknikën ‘HypnoBirthing’!

Fëmija mbretëror i dukës dhe dukeshës së Sussex pritet të vijë në jetë në muajin prill. Mësohet se çifti Harry dhe Meghan e kanë vendosur tashmë se me ç’metodë do ta sjellin fëmijën në jetë. Foshnja do të vijë në jetë me anë të teknikës hipnobirthing. Meghan ka filluar tashmë trajnimet dhe një asistent do të jetë pranë saj para, gjatë dhe pas lindjes. Kuptohet që Meghan ka preferuar hipnobirthing për të lehtësuar dhimbjet. Të tjera femra si Angeline Jolie apo Gisele Bundchen i kanë sjellë fëmijët në jetë me të njëjtën metodë.

Hipnobirthing është një hipotezë e ngritur nga Dr Grantley Dick-Reid, një obstetër anglez në vitin 1933. Ai thotë se kur një grua është e frikësuar gjatë lindjes, gjaku dhe oksigjeni “largohen” nga mitra dhe prandaj frika dhe tensioni shkaktojnë dhimbje. Kur një grua mbetet e qetë, muskujt e mitrës pushojnë dhe trupi prodhon oksitocinë dhe endorfine, të cilat janë hormonet natyrale të gjendjes së qetë.

Hipnobirthing është përgatitja e trupit të femrës për të lehtësuar dhimbjet gjatë lindjes, pa përdorimi e anestezive, ilaçeve e qetësuesve të tjerë.

Share With:
Translate »
744 Views