Meghan Markle i prek të gjithë me letrën drejtuar të atit: Më ke thyer zemrën në miliona pjesë

Pas martesës me princin Harry, Meghan Markle ka pasur probleme të shumta me babain e saj, Thomas. Ai nuk e shoqëroi dukeshën në dasmë, madje nuk ka ngurruar të flasë kundër saj publikisht. Kjo gjë sigurisht që ka ndikuar keq te Meghan dhe madje dukesha i ka dedikuar edhe një letër babait të saj. “Daily Mail” ka zbuluar se Meghan i ka drejtuar një letër të gjatë prej 5 faqesh në gusht të 2018, 3 muaj pas martesës. Ne letër ajo shpreh të gjithë konfuzionin për ashpërsimin e marrëdhënieve mes tyre. “Babi po shkruaj me zemrën e rënduar, pa kuptuar se përse ke zgjedhur këtë rrugë”, – shkruhet në letrën e dukeshës. “Veprimet e tua më kanë thyer zemrën në miliona pjesë, jo vetëm sepse ke krijuar dhimbje të parëndësishme, por edhe sepse ke zgjedhur të mos tregosh të vërtetën”, – thuhet më tej. Gjithashtu Meghan ka treguar se babai nuk i ka treguar se nuk do e shoqëronte në dasmë, por vendosi që t’i drejtohej menjëherë mediave. Ajo i ka kërkuar të atit të ndalojë së lënduari të gjithë familjen dhe t’i lejojë të jetojnë të qetë. Kujtojmë se Meghan Markle po pret që shumë shpejt të bëhet nënë për herë të parë.

Share With:
Translate »
551 Views