Meghan Markle në krah nënave të reja “Mos lejoni askën t’ju thotë si duhet të dukeni pas lindjes apo sa kg duhet të humbisni”

Nuk është një gjë e re, të themi se pas lindjes gratë shtatzënë përjetojnë një presion të madh porsa i përket rikthimit në formë dhe humbjes së peshës fituar gjatë pritjes së ëmbël ! Duket sikur barkun e 9 muajve duhet ta ‘zhdukin’ për 9 javë e kjo i rëndon edhe më shumë mbi nënat e famshme falë faktit se janë në qendër të vëmendjes. Por Meghan Markleit jo !

Us Ëeekly raporton se Meghan Markle nuk është gati t’i lejojë njerëzit e tjerë të diktojnë se si ajo duhet të duket pas lindjes. Një burim kishte pohuar për revistën se Dukeshka dëshiron të ndryshojë perceptimin e së bukurës e të qenët e dobët shkon dorë për dore me këtë fakt.

Përkundrazi, ajo po përqendrohet në shëndetin dhe mirëqenien e saj e në vend të harxhojë energji për të humbur yndyrën e akumuluar në zonën e barkut ajo po bën joga e po mediton. Duket se këto praktika e ndihmojnë Dukeshën të qetësohet e të ndihet më mirë.

Madje me sa duket, ajo është duke i mësuar dhe Harrit  disa lëvizje, kështu që ata janë vërtet duke jetuar jetën e tyre më të mirë në Ëindsor .

Ende nuk dihet se kur Meghan do të bëjë një dalje tjetër publike duke pasur parasysh se ajo nuk është e detyruar të shkojë në ndonjë event të familjes Mbretërore, por kur u shfaq krahë Princ Harryt në premierën e filmit Mbreti Luan, ajo shkëlqeu.

Share With:
Translate »
446 Views