Meghan Markle pret binjakë? Fansat e familjes mbretërore janë të bindur për këtë

Princ Harry dhe Meghan Markle këtë pranverë do të bëhen prindër për herë të parë. Çifti i njohur i familjes mbretërore nuk e ka zbuluar ende gjininë e fëmijës, por spekulimet kanë nisur nga disa fansa të tyre. Një pjesë e madhe mendojnë se Meghan pret binjakë dhe kjo gjë nuk ka ndodhur prej 588 vitesh në familjen mbretërore. Një burim ka zbuluar për ‘Us Weekly’ se shumë njerëz kanë filluar të hedhin baste për këtë gjë, sepse të gjithë e besojnë se ata presin binjakë. Nëse Meghan dhe Harry do të bëhen prindër të binjakëve kjo do të jetë hera e parë që do të ndodh në historinë moderne të familjes mbretërore.

Share With:



274 Views