Meghan Markle sapo zbuloi pseudonimet e saj më të bukura, ja si e thërret mamaja

Përpara se Meghan Markle të bëhej pjesë e familjes mbretërore dhe të hiqte dorë nga rrjetet sociale, ajo ka pasur një blog me emrin ‘The Tig’, ku shkruante për gjërat e saj apo se sa të vështira kanë qenë kohët kur ajo ishte vetëm 20 vjeç. Momentalisht, faqja nuk është funksionale, por ditën e sotme është shfaqur një nga postimet e saj të vjetra ku zbulon disa nga pseudonimet më të bukura. “Pseudonimi im është Meg, MM, M&M dhe Flower (Lule)”. Sipas Meghan, ‘Flower’ është pseudonimi që mamaja e saj i ka vënë që në fëmijëri dhe vazhdon ende ta përdorë. Gjithashtu, Princ Harry i thërret “Meg”, ndërsa ajo i thotë “Dashuria ime”. Me siguri, pseudonimet për beben e saj nuk do të mungojnë dhe ne po presim me padurim t’i dëgjojmë.

Share With:
Translate »
635 Views