Meghan Markle shembulli perfekt i natyrales, ja përse trupi i saj ka mbetur i njëjti pas lindjes

Meghan Markle që në fillimet e saj tregoi se e pëlqen shumë pamjen natyrale dhe këtë gjë po përpiqet të përcjellë tek sa shumë gra. Të gjithëve u ka bërë përshtypje fakti se pavarësisht se kanë kaluar disa muaj nga lindja e djalit të saj, dukesha vazhdon të ketë të njëjtën peshë trupore. Ajo nuk është munduar që të fshehë kilogramët e tepërt për t’u shfaqur perfekte dhe duket se nuk ka ndërmend ta bëjë këtë gjë.

Një person i brendshëm ka treguar për “Us Weekly” se Meghan dëshiron të ndryshojë perceptimin se duhet të jesh e dobët për t’u quajtur e bukur. “Nuk është e lehtë të humbësh peshë, por ajo është e lumtur që është një shembull real për nënat e reja”, kanë thënë burime pranë saj. Megjithatë dukesha vazhdon të mendojë se shëndeti është tepër i rëndësishëm, duke qenë se dieta e saj ushqimore është e bazuar tek perimet dhe ushtron vazhdimisht ‘yoga-n’. Madje sipas “Us Weekly” Meghan po i mëson disa lëvizje për ‘yoga’ edhe princit Harry. Kujtojmë se fëmija i parë çiftit mbretëror erdhi në jetë në 6 maj.

Share With:
Translate »
497 Views