Meghan Markle shfaqet pas lindjes më në formë se kurrë

Më 6 maj Meghan Markle solli në jetë djalin e saj të parë, Archie. Dukesha theu traditën dhe nuk doli menjëherë pas lindjes për të përshëndetur popullin, por mori dy ditë kohë të përgatitej për daljen e saj të parë. Ajo u shfaq në një konferencë për mediat me vogëlushin Archie dhe me bashkëshortin e saj, Princin Harry. Të gjithë sytë ishin te dukesha dhe te barku i saj që kishte mbetur ende shumë i dukshëm. Në fakt, trupi i një gruaje nuk mund të kthehet menjëherë në formë pas lindjes dhe kjo gjë dihet, e megjithatë barku i saj nuk kaloi pa u komentuar.

Tani ka kaluar më shumë se 1 muaj që nga lindja dhe dukesha duket se i është rikthyer linjave të saj shumë shpejt. Edhe pse ajo është munduar t`i shmangë daljet publike, së fundmi ka qenë e pranishme në stadiumin e Londrës në mbështetje të Invictus Games (një event sportiv i krijuar nga Princi Harry). Ajo iu bashkua Harry-t për ta shijuar lojën së bashku dhe dukej shumë elegante.

Meghan u shfaq e veshur me një fustan të zi me mëngë të shkurtra dhe me një rrip në mes që i theksonte belin. Mëmësia është paksa e lodhshme dhe Meghan ia ka kursyer vetes takat dhe në vend të tyre ka zgjedhur një palë balerina të zeza me majë.

Çifti mbretëror ka marrë edhe një dhuratë të këndshme nga lojëtarët që ishte një fanëllë me emrin e Archie-t.

Share With:
Translate »
538 Views