Meghan Markle shkëlqeu mbrëmë, por i theu rregullat me të dyja këmbët

Mbretëresha Elizabeth i ka tërhequr disa herë veshin Meghan Markle, në lidhje me veshjet! Debatet nisën që në muajin maj për dasmën mbretërore, ku Meghan hapi arsenalin me kërkesa dhe Mbretëresha ia preu shumë shkurt, madje vuri në pikëpyetje nësë nusja e re duhet të mbante vello.

Ndërsa muajt kalonin, pakënaqësitë e Mbretëreshës Elizabeth sa vinin e shtoheshin për Meghan: “Të mos vishet si yll Hollywood-i dhe jo vetëm me të zeza!”

Duket se listës do t’i shtohet edhe një tjetër pakënaqësi. Siç dihet, familja mbretërore duhet t’i përmbahet disa rregullave për veshjen, për të prezantuar dinjitetin e monarkisë. Por Meghan Markle, një rebele që në ditët e para kur iu bashkua familjes mbretërore, theu mbrëmjen e djeshme një nga rregullat themelore gjatë “British Fashion Awards”.

Hmmm, po vetëm se kishte lyer thonjtë në ngjyrë të errët, mediat kryqëzuan Dukeshën e Sussex. Sipas Mbretëreshës Elizabeth, thonjtë nuk duhet të jenë asnjëherë në ngjyra të errëta, pasi është vulgare.

Dhe të themi të drejtën, Meghan i qëndroi besnikë këtij rregulli për një kohë të gjatë, por duket se i është mbushur kupa.

Share With:



305 Views