Meghan Markle shkroi mbi banane dhe ideja e saj është kthyer në inspirim për të gjithë

Meghan Markle mori vëmendjen e të gjithëve teksa paketonte disa ushqime për t’i ndarë me personat në nevojë. Krejt papritur asaj i lindi ideja të shkruante mbi banane disa mesazhe motivuese dhe tani gjithçka është kthyer në një inspirim.

Ajo shkroi frazat: “Ti je e fortë”, “Ti je e guximshme”, “Ti je speciale” dhe “Ty të dashurojnë”. Në një video të publikuar në faqen zyrtare të ‘Kensington Palace’, dukesha shfaqej e qeshur teksa shprehej: “Unë jam marrë me bananet”. Pas publikimit të këtyre momenteve të gjithë kanë nisur të bëjnë të njëjtën gjë.

Dukesha është në pritje të fëmijës së parë, por kjo nuk e ka ndaluar të shkojë pas të gjitha përgjegjësive që i ka ngarkuar mbretëresha.

Share With:



332 Views