Meghan nuk do të lindë në maternitetin ku Kate solli në jetë fëmijët e saj dhe ka një arsye të fortë

Princeshat e kurorës i kanë sjellë në jetë fëmijët e tyre  në spitalin e luksit Shën Mëria të Londrës. Kate Middleton atje i ka sjellë në jetë të tre fëmijët, e së fundmi  edhe e motra Pippa, ndoqi shembullin e saj. Por mesa duket Meghan Marke do të rrëzojë  edhe një tjetër traditë të hershme në Shtëpinë Mbretërore të Britanisë.  Ajo thotë se ka një arsye të fortë përse ka zgjedhur një maternitet privat për të lindur fëmijën e saj të parë, pikërisht atë të Frimley Park të Surrey me argumentin se ai i Londrës ka probleme me higjenën.

Sipas autoriteteve sanitare, spitali Shën Mëria ka marrë për kushtet higjenike 2 pikë në një shkallë prej 5 pikësh. Kur Meghani e mësoi këtë, thonë burime pranë saj, vendosi t`i ndryshojë menjeherë planet për lindjen e fëmijës së vet.

Share With:
Translate »
581 Views