Mendoi se ishte e lodhur nga shtatzënia, nënës i mbetën edhe disa muaj jetë

Një nënë po lufton me vdekjes pasi u diagnostikua me sëmundjen e neuroneve.

Jennifer Bell u diagnostikua me sëmundjen e sëmundjen e rrallë MND (Motor Neuron Disease), vetëm pak muaj pas ardhjes së vajzës Kacey, tani nëntë muajshe.

Pas lindjes së vajzës së dytë asaj iu dha lajmi i tmerrshëm se kishte vetëm 9 muaj kohë jetë.

“Ndonjëherë shkoj në banjo, mbuloj kokën me peshqir dhe qaj që të mos më dëgjojnë sepse jam shumë e trishtuar që nuk do i shikoj të rriten,”-tha Jennifer. “Georgia më pyet se kur do bëhem mirë dhe unë i them që kjo gjë nuk do ndodhë.”

Ajo kuptoi se diçka nuk shkonte kur ishte vetëm 7 muajshe shtatzënë pasi filloi të belbëzonte.

Pasi gjendja e saj filloi të përkeqësohej bëri një skaner.

Rezultatet treguan se kishte MND. Të prekurit nga sëmundja humbasin aftësinë për të ecur, për të folur, për të ngrënë, për të pirë ose për të marrë frymë.

Nuk ka asnjë kurë për këtë sëmundje. Së shpejti 28-vjeçarja i do të humbasë aftësinë për të qenë aktive me vajzat e saj. Dhe ajo është e vendosur të bëjë maksimumin për çdo minutë jete që ka.

Çfarë është sëmundja MND?

Sëmundja e neuroneve  motorike është një sëmundje që prek nervat (neuronet motorike) në tru dhe në palcën kurrizore.

Si pasojë e kësaj sëmundjeje, mesazhet nga këto nerva gradualisht ndalojnë së arrituri tek muskujt, duke bërë që këta muskuj të dobësohen dhe të ngurtësohen.

Kur kjo sëmundje avancon, njerëzit kanë probleme që të marrin frymë, të përpijnë, të flasin dhe ecin, dhe eventualisht këto aktivitete mund të bëhen të pamundura.

Nuk është e qartë se çka bën që neuronet motorike të funksionojnë siç duhet.

Share With:



324 Views