“Mendoj babain tim”, Vikena Kamenica emocionohet dhe përlotet gjatë emisionit

Kjo e mërkurë në emisionin Soiree me Jonida Shehun kishte në fokus muzikën e filmave shqiptarë në kuadër të 75 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë. Vikena Kamenica ka interpretuar këngën“Xhaketa e kuqe” e filmit “Udhëtim në Pranverë” dhe treguar se kjo këngë i kujton gjithmonë babain e saj. Vikena është përlotur gjatë emisionit teksa ka folur shumë e emocionuar për “Xhaketa e kuqe”, e cila mbart lidhjen babë e bijë.

“Unë për herë të parë e kam dëgjuar në filmin “Udhëtim në pranverë” kur kam qenë fëmijë. Duke qenë familje këngëtarësh, edhe prindërit e mi sa herë që fillonte ky filmi thonin ‘është kënga, prit se është momenti që do këndojë Liljana këtë këngë’. Edhe pse i kishte notat e patetizmit, normalisht për shkak të kohës, edhe atëherë sistemi ishte i tillë, në vetvete ajo këngë kishte atë dozën nostalgjike të dashur që lidhesh ti direkt me babain. Do ta mbaj me vete baba xhaketën tënde. Sa herë që e diskutoj emocionohem. Gjëja e parë që mendoj është babai im pa diskutim”, ka treguar e emocionuar Vikena Kamenica.

Ajo më pas ka interpretuar këngën “Xhaketa e kuqe” në Soiree dhe pasi ka mbaruar është përlotur, sidomos pas fjalëve të kritikut të artit Josif Papagjoni.

Share With:



81 Views