“Mendoja vetëm për paratë, por pasuria nuk mjafton”, mesazhi i babait pas ndarjes nga jeta të djalit 8-vjeçar

Asnjë prind nuk meriton të sprovohet me ndarjen nga jeta të fëmijës, mirëpo kur kjo gjë ndodh, ndoshta vërtetë fati ynë është ‘’i shkruar’’ diku, gjëja e fundit me të cilën do të donte të përballej një baba është brejtja e ndërgjegjes. Plot tetë pa bërë as edhe një javë pushim, plot tetë vite duke renduar pas suksesit derisa një ditë fatkeqe J.R Storment mori vesh në mes të një telekonference se një prej djemve të tij kishte ndërruar jetë.

Themeluesi i ‘’Cloudability”, një platformë online që merret me menaxhimin dhe mirëmbajtjen e faqeve ueb, nuk e kishte marrë kurrë me mend se gjatë gjithë kësaj kohe kishte vrapuar aq shumë për të ndërtuar perandorinë duke lënë në hije, të vetmen pasuri të njeriut : familjen, gruan e tij Jessica Brandes dhe djemtë binjakë. Atë ditë ishte nisur për në punë si zakonisht, për të ishte e zakonshme të mos përshëndeste askënd dhe të mos u jepte puthjen e mëngjesit asnjë prej pjesëtarëve të familjes, pa imagjinuar se Wiley-n nuk do ta gjente më kurrë në kolltukun e tij të preferuar, gjatë kthimit në shtëpi. Vetëm tre javë më parë, vogëlushi tetëvjeçar kishte qenë i shtruar në spital për shkak të krizave të fortsa të epilepsisë, por atë ditë ai nuk u zgjua më. Ishte mamaja ajo qe e gjeti në mëngjes të vdekur, ndërkohë që vëllai i tij luante me iPad në dhomën tjetër. I hidhëruar dhe i prekur nga kjo ngjarje, J.R Storment ka dhënë një mesazh që çdokush duhet të lexojë.

“Kisha menduar gjithmonë se kisha në kontroll gjithçka, por ja që ekziston diçka që nuk varet nga unë e askush tjetër: jeta. Nëse jeni prind dhe keni mundësinë të kaloni më shumë kohë me fëmijët tuaj, bëjeni. Pasi kur koha mbaron, nuk do të keni më asgjë..vetëm foto dhe objekte. Merrni ditët tuaja të pushimit dhe kalojini me ta. Çoni në djall gjithçka: projektet e punës, paratë, udhëtimet sa nga një skaj i botës në tjetrin, në fund të fundit streha më e sigurt për njeriun është familja. E imja nuk do të jetë më kurrë si më parë dhe unë nuk të mos fajësoj veten për atë që ndodhi”.

Share With:
Translate »
801 Views