Mendon se ishte shtatzënë, zbulon se kishte kancer

Një grua e emocionuar se do bëhej nënë shkoi për të bërë një eko shtatzënie. Por zbuloi një të vërtetë të tmerrshme.

Grace Baker-Padden mendonte se ishte 12 javëshe shtatzënë por brenda barkut të saj por rritej një masë kancerogjene.

23-vjeçarja bëri 4 teste shtatzënie para se të vizitonte mjekun në Willington, i cili konfirmoi se po priste një fëmijë.

Grace dhe partneri i saj Joe Cowling, 28 vjeç, u emocionuan nga lajmi.

Ata i treguan familjarëve të tyre dhe po mendonin për emrin që do ti vendosnin fëmijës.

Jo shumë kohë më pas, Grace kishte shumë të vjella pothuajse çdo ditë.

Por më vonë mendoi se mund të pësonte abort pasi kishte gjakderdhje.

Ajo vrapoi në spital ku mjekët i bënë një skaner.

Brenda trupit të saj skaneri nuk nxori trupin e një foshnje por përkundrazi një masë kancerogjene, që e bënte trupin e saj të imitonte simptomat e shtatzënisë.

Mjekët konfirmuan se ishte një shtatzëni molare, e njohur edhe si Sëmundja Trofoblastike Gestacionale (GTD).

Një vezë jo e fekonduar ishte implantuar në mitrën e Grace dhe bëri që nivelet e saj të hormoneve të rriten.

Masa tumorale u hoq dy ditë pas zbulimit nga skaneri.

Tani 23-vjeçarja po i nënshtrohet kimioterapisë për vënien nën kontroll të hormoneve të saj.

Ndërsa shanset e saj për të ngelur shtatzënë janë 15%.

Share With:



98 Views