‘Mendova se po luaja nga mendja’, aktorja e njohur flet për depresionin gjatë shtatzënisë

Aktorja e njohur e serialit “Pretty Little Liars”, Shay Mitchell është në pritje të ëmbël dhe lajmin e bukur e dha vetë ajo pak kohë më parë duke treguar edhe barkun e rrumbullakosur. Mirëpo së fundmi, Shay ka treguar se ka vuajtur nga depresioni gjatë kësaj periudhe në pritje të ëmbël.

“Të, të jesh depresion në fillim erdhi si tronditje. Mendova se po luaja nga mendja dhe pyeta pse askush nuk më foli kurrë për këtë fazë,” tha ajo. Unë kam pasur fat që të kem disa biseda të mahnitshme me gratë dhe nënat e tjera shtatzëna dhe e di se të gjitha këto ndjenja janë  normale, kështu që tani duhet vetëm t’i normalizojmë ato duke diskutuar më hapur”, u shpreh aktorja 32-vjeçare.

Shay tregoi gjithashtu se donte të ishte e sigurt që shtatzënia do shkonte mirë dhe lajmin e bukur e fshehu për gati 6 muaj dhe u bë antisociale.

“Zakonisht, unë jam tepër aktive, por kam qëndruar në shtëpi për të shmangur shikimet dhe pyetjet. Kam qenë jashtëzakonisht e vetmuar. Shtatzënia mund të jetë një kohë e vështirë, veçanërisht nëse duhet ta fshehni atë. Pasi dola publikisht, ndjeva u lehtësova dhe më në fund isha në gjendje të filloja të shijoja shtatzëninë”, u shpreh Shay për blogun “Hatchland”.

Aktorja do bëhet nënë e një vajze me bashkëshortin e saj Matte Babel.

Share With:
Translate »
427 Views