Menduan se ishte shenjë, mjekët u shokuan kur zbuluan ç’fshihej në qiellzën e vajzës 8-muajshe

Prindërit mbajnë shënim, jo me letër e laps, po në mendje, çdo hollësi të vogël për fëmijët e tyre. Pra, kur fëmija bën ndonjë shenjë të çuditshme, kur i shfaqet ndonjë njollë etj. Kështu ndodhi edhe me Darian Depreta, e cila po luante me vajzën e saj Bella kur vuri re se qellëza e gojës së vajzës së saj ishte e zezë. Pasi u përpoq dhe nuk arriti ta fshinte, ajo shkoi me urgjencë në spital. Atje ajo u takua me një infermiere e cila gjithashtu u përpoq t’ia fshinte shenjën e zezë bebit por nuk mundi.

Ajo pranoi se kurrë më parë nuk kishte parë diçka të tillë. Pas këshillimit me mjekët, ata thanë se kjo mund të jetë një shenjë e lindjes dhe kërkuan që vajzën e vogël ta shihnin specialistët. Depreta, megjithatë, këmbënguli se nuk ishte një shenjë e lindjes dhe diçka që mund të ishte formuar vetëm në ditët e fundit, sepse ajo shpesh e pastronte gojën e vajzës së saj.

Pasi infermierja vendosi t’ia ngacmonte shenjën e zezë, ata kuptuan se shenja e zezë në fakt ishte një copë kartoni, të cilën Bella ishte përpjekur që ta përtypte, dhe ajo i ishte ngjitur në qellzë e nuk ikte që aty.

Pas kësaj nëna e re e postoi foton në rrjetet sociale dhe postimi është bërë viral duke u shpërndarë më shumë se 20.000 herë.

Ndërsa shumica mendojnë se historia kishte një kthesë qesharake të ngjarjeve, jo të gjithë pajtohen. Një pjesë e vogël e njerëzve kanë thënë se nëna ka bërë mirë që shkoi në spital për ta vizituar vajzën pasi kartoni mund ta kishte mbytur. Por siç thotë edhe nëna e vajzës, e rëndësishmë është që Bella është mirë dhe familja e kuptoi më në fund çfarë ishte shenja e zezë.

Share With:



181 Views