Mëngjese të ëmbla: Dita nis në mënyrën më të bukur për Loredanën dhe Hanën

Prej disa javësh, reperja Loredana Zefi u përfol për një zënkë në çift me partnerin e saj, Mozzik, pasi prej kohësh nuk ishin parë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Teksa Loredana ndodhej larg familjes duke përgatitur projektet e reja muzikore, Mozzik kujdesej për të voglën e tyre, Hanën.

Mirëpo, gjatë promovimit të albumit të ri të Loredanës, reperja dhe Mozzik i dhuruan njëri-tjetrit një përqafim, duke lënë të kuptohet se gjërat mes tyre janë rregulluarTashmë Loredana ndodhet pranë familjes dhe dita e sotme ka nisur në mënyrën më të ëmbël për të, pasi ndodhet pranë të bijës.

Ato janë zgjuar duke dëgjuar muzikë së bashku, ndërsa Loredana ka filmuar të voglën që luan në shtrat pranë saj.

Hana kërcen nën ritmet e muzikës dhe me gjasa në të ardhmen do ta shohim të ndjekë hapat e prindërve të saj

Share With:
Translate »
599 Views