Mënyra më e mirë për ta mbajtur fëmijën aktiv gjatë gjithë kohës

Shpesh keni dëgjuar që shpenzimi i një kohe të gjatë në mënyrë pasive është i dëmshëm për shëndetin. Zbulimet bashkëkohore tregojnë që e njëjta gjë ndodh dhe me fëmijët. Orët e gjata shtrirë, para televizorit apo kompjuterit sjellin pasoja negative në trupin e fëmijës. Kur fëmijët qëndrojnë ulur dhe nuk kryejnë asnjë aktivitet fizik gjatë gjithë kohës atëherë ky fëmijë është më i predispozuar për t’u prekur nga sëmundje si diabeti apo obeziteti. Kur qëndrojmë shtrirë sasia e sheqerit dhe yndyrnave në gjak rritet, duke e bërë trupin që të prodhojë më shumë insulinë. Rritja e insulinës në gjak sjell rritjen e tensionit të gjakut dhe kolisterolit. Më pas këto shkaktojnë sëmundjet që përmendëm më lartë. Ka disa mënyra të ndyshme për të ndihmuar fëmijën tuaj të jetë më aktiv dhe të mos përballet me probleme të kësaj natyre.

Kufizoni kohën para ekranit
Limiti i kohës që fëmijët e parashkollorit apo adoleshentët duhet të kalojnë para kompjuterit është maksimumi 2 orë në ditë. Për sa i përket fëmijëve nën moshën 2 vjeçare, është mirë që këta fëmijë të mos kenë asnjë kontakt me televizorin. Në këtë mënyrë i kushtojnë rëndësi gjërave më të rëndësishme në jetë. Mundohuni të eleminoni televizorin në dhomën e gjumit të fëmijëve për të qenë sa më të sigurt.

Zgjidhni lojra në natyrë për fëmijën tuaj
Zgjidhni mjedise të hapura dhe të gjelbërta për fëmijën tuaj. Nëpërmjet kësaj fëmija lidhet më shumë me natyrën dhe fillon të kërkojë vetë që vazhdimisht të dalë jashtë për të luajtur.

Zgjidhni gjithmonë një formë të re loje
Kjo gjë e angazhon më shumë fëmijën tuaj dhe zhvillon kurioziteti tek ai. Nuk do të thotë që këtu mund të përfshijmë dhe lojrat elektronike. Qëllimi i gjithë kësaj është të eleminojmë këto lojra.

Bëni shpesh pushime të shkurtra
Fëmijët kanë nevojë për pushime të vazhdueshme, pra duhet të siguroheni që të mos i mbingarkoni ata. Pushimet e shkurtra i ndihmojnë fëmijët të pushojë dhe të ndihet më energjik. Kur shikoni që e gjithë kjo nuk po funsionon, atëherë mundohuni ta angazhoni atë në aktivitete të vogla si punët e shtëpisë, gatimi etj.

Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time

Share With:
Translate »
935 Views