Mesazhi rrëqethës i mësuesit britanik: Fëmijët qajnë se nuk kanë të hanë

Të rinjtë janë të detyruar të kalojnë fundjavën pa ushqim, ngrohje dhe në disa raste prindërit u luten shërbimeve sociale që të marrin fëmijët pasi nuk mund të kujdesen vetë.

Gjithashtu ka nga ata nxënës që vjedhin produkte ushqimore nga klasat sepse nuk kanë çfarë hanë në shtëpi. Mesazhin e tij, mësuesi i cili është ende anonim, e ka bërë nga rrjetet sociale.

“Këto 15 muajt e fundit kam parë fëmijë që qajnë në orën 3 të pasdites së të premtes sepse nuk duan që të kalojnë fundjavën në shtëpi pa ushqim ose ngrohje. Personalisht e kam parë këtë skenar me 3 adoleshentë të ndryshëm. Kam pasur fëmijë, prindërit e së cilëve nuk kanë paguar faturat dhe janë arrestuar sepse nuk dinë të shkruajnë ose të lexojnë. Kam prindër që janë shkarkuar nga puna kur kanë bërë gabime sepse nuk dinë të shkruajnë ose lexojnë. Kam pasur fëmijë që nuk e shohin dot njërin prind sepse punon 2 deri në 3 punë që të mbajë fëmijët gjallë. Jetojnë në të njëjtën shtëpi por nuk e shohin njëri-tjetrin prej ditësh”, shkruan ai.

Më tej vazhdon mësuesi: “Kam parë fëmijë që vjedhin miell dhe vezë nga klasat e gatimit që t’i marrin në shtëpi për të ngrënë. Kam pasur një vajzë, nëna e së cilës, u lutej shërbimeve sociale që ta merrnin në mënyrë që ajo të kishte një mundësi më të mirë në jetë. Kam parë fëmijë që kujdesen për vëllezërit dhe motrat më të vegjël se vetja sepse prindi është shumë i sëmurë për t’u kujdesur për ta. Kemi pasur një djalë i cili bënte dush në dhomat e ndërrimit të shkollës pasi apartamenti i tij nuk kishte ujë”.

Ai i bën thirrje njerëzve të dalin të votojnë javës tjetër në zgjedhjet në Britaninë e Madhe pasi nuk ka rëndësi kush lider fiton, por të sigurohet mirëqenia./tvklan.al

Share With:
Translate »
417 Views